Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes këto Termat dhe Kushtet e Përdorimit:
Ky dokument përbën një marrëveshje ligjore midis Demalt Store dhe klientëve, e cila përcakton kushtet e përgjithshme për blerjet online të produkteve të ofruara nga Demalt Store nëpërmjet faqes së internetit. Duke kryer një porosi dhe blerje online, ju pranoni pa rezerva të gjitha këto kushte. Këto kushte zbatohen për të gjitha shitjet që kryhen nëpërmjet faqes së internetit të Demalt Store.
Çdo ndryshim i këtyre kushteve do të publikohet në këtë faqe dhe nuk do të ketë fuqi prapavepruese. Për produkte ose oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, këto do të publikohen në momentin e ofrimit të tyre në faqen e internetit. Demalt Store mund të pezullojë, ndryshojë ose përfundojë ofrimin e produkteve online për shkak të mirëmbajtjes së faqes, përditësimeve ose për çfarëdo arsye tjetër. Shkelja e këtyre kushteve i jep Demalt Store të drejtën të ndërpresë një porosi dhe të kufizojë aksesin në faqen e internetit.
Procedura e Blerjes Online
Për të kryer blerje online, klienti duhet të jetë mbi 18 vjeç dhe të ketë zotësi të plotë juridike. Demalt Store nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes për shkak të ngjarjeve jashtë kontrollit të saj ose për shkak të mirëmbajtjes.
Duke vizituar faqen, klienti informohet mbi karakteristikat kryesore të produkteve. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin, karakteristikat dhe çmimet e produkteve shfaqet në faqen e internetit. Klientët kanë të drejtën të njoftohen gjithashtu për mënyrën e përdorimit dhe përbërjen e produkteve, të cilat mund të gjenden në etiketë ose udhëzime të shoqëruara me produktin.
Fotografitë e produkteve shfaqen për qëllime ilustrative dhe mund të mos përputhen gjithmonë me pamjen ose karakteristikat reale të produktit, përfshirë ngjyrat, përmasat ose format. Demalt Store nuk mban përgjegjësi për pasaktësi ose mospërputhje në ilustimin e produkteve.
Disponueshmëria e produkteve varet nga stokut në magazinë. Në rast mungese të produktit, Demalt Store do të njoftojë klientin sa më shpejt të jetë e mundur përmes informacionit të dhënë gjatë blerjes online.
Çmimet e shfaqura në faqen e internetit janë neto me TVSH dhe nuk përfshijnë kostot e transportit, të cilat janë në përgjegjësinë e klientit sipas metodës së dorëzimit të zgjedhur. Në rast gabimi në çmim, Demalt Store do të njoftojë klientin, i cili mund të zgjedhë të vazhdojë ose të ndalojë transaksionin.
