DEMALT STORE është një kompani shitjesh online pjesë e DEMALT GROUP, e specializuar në tregtimin me pakicë të produkteve shtëpiake dhe industriale.
DEMALT GROUP u krijua mbi themelet e kompanisë Demir Duraj në vitin 1993. Aktivitetet kryesore përfshijnë tregtimin me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore dhe industriale, importin, eksportin dhe prodhimin e produkteve për përdorim të përditshëm.
Në vitin 2020, Demalt Group nisi linjën e prodhimit të produkteve si shtupa mikrofiber dhe pambuk, peshqira kuzhine, tel enësh me përmasa të ndryshme, si dhe linjën e sfungjerave të kuzhinës.
Me zyrat qendrore në Fier, kompania shpërndan produktet e saj në të gjithë Shqipërinë, ndërsa fabrikat e prodhimit ndodhen në Tiranë dhe Fier. Përmes themelimit të kompanisë AK TRADE, Demalt Group eksporton produktet e markës Demalt në Ballkan, Evropë dhe së fundmi në Amerikë. Qëllimi kryesor është ofrimi i produkteve më cilësore me çmime konkurruese.
